Për herë të 5-të, hidhet gaz lotsjellës në kuvend

Nuk ka qetësi në kuvendin e Kosovës. Deputetë të Vetëvendosjes hodhën përsëri gaz lotsjellës duke pamundësuar vazhdimin e saj.

Në këto kushte, kryeparlamentari Veseli vendosi që seanca të vazhdonte në orën 16:30, kur do të plotësoheshin kushtet sipas tij. Nga holli i Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu tha se deputetë të VV-së ishin larguar nga punimet e seancës me vendim të Kryesisë dhe jo të policisë.

“Ratifikimi i Demarkacionit është një akt tradhtie i firmosur nga presidenti Hashim Thaçi dhe ne nuk do të lejojmë që ky akt të kalojë”, tha Haxhiu. “Partia jonë do të vazhdojë të kundërshtojë demarkacionin, edhe pse jemi nxjerrë dhunshëm nga punimet e Kuvendit, pa asnjë arsye, pasi kështu vendosi Kryesia”, shtoi më tej ajo.

Deri tani janë larguar 5 deputetë të Vetëvendosjes nga vijimi i seancës, të cilët konsiderohen edhe si autorët e gazit lotsjellës të hedhur në Kuvend plot pesë herë.

SHKARKO APP