Për keqpërdorim të detyrës zyrtare, 8 muaj burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej tetë muajsh të akuzuarin me iniciale N.D nga Prizreni, për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, apo autorizimit nga neni 422 par.1 të KP-së.

I akuzuari i dytë me iniciale R.D. lirohet nga akuza në mungesë të provave, transmeton Koha.net.

Për të akuzuarin e tretë me iniciale B.K. u refuzua akuza, nga se prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale.

SHKARKO APP