Përcillen dy nga të rënët në Kumanovë, familjarët: Lanë amanet “Shqipërinë Etnike”

Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi, dy gjakovarët e vrarë në Kumanovë gjatë përleshjeve të 9 e 10 majit, pas nderimeve dhe homazheve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” janë përcjellë sot drejt Prishtinës, ku edhe do të prehen trupat e tyre.

Në homazhe morën pjesë qytetarë të shumtë dhe personalitete të kulturës dhe politikës gjakovare.

Ylber Ndrecaj, vëllai i Mirsad Ndrecajt e lidhi vrasjen e 10 personave të grupit të armatosur më 9 e 10 maj në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës me idenë e bashkimit kombëtar. –“Rënia për të gjithë ju le të jetë amanet i jetësimit të bashkimit të trojeve tona, qoftë rrugëtimi i bashkimit të çdo cepi të hartës etnike,” tha Ylber Ndrecaj.

Pastaj trupat e pajetë të dy djemve të vrarë nga Gjakova u nisën drejt Varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë, aty ku prehen disa nga heronjtë kombit.

SHKARKO APP