Përdhunoi 33-vjeçaren në motel, arrestohet 29-vjeçari
Një 33-vjeçare është dhunuar seksualisht në një motel në rajonin e Gjilanit në Kosovë.
Policiaka ndaluar një 29 vjeçar me iniciale, P.M., i dyshuar se dhunoi seksualisht shtetsen me iniciale D.K., 33-vjeçe.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.
Sipas mediave lokale, dyshohet se victim dhe i riu kishin kohë që njiheshin, ndërsa para përdhunimit 33-vjeçarja u lidh nga i dyshuari.
Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku thuhet se viktima i është nënshtruar kontrollit mjeko-ligjor, ndërsa 29-vjeçari ndodhet në paraburgim.
“DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.