Përleshje mes serbëve e kosovarëve në një kamp gjerman azili

Përplasje mes shtetasve serbë dhe kosovarë në një kamp azili në zonën e Bahrenfeldit në Hamburg të Gjermanisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa është dashur ndërhyrja e mbi 30 efektivëve të policisë për të qetësuar situatën.

Sipas mediave gjermane, pikënisje e sherrit ka qenë një azilkërkues serb. 38-vjeçari në gjendje të dehur, sëbashku dhe me dy shtetas të tjerë kanë ngacmuar me fjalë me një djalë të ri nga Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjeherë ka ndërhyrë sigurimi i qendrës, por nuk ka arritur të ndërpresë konfliktin. Situata është përshkallëzuar dhe rreth 100 serbë dhe kosovarë janë përleshur mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vengjarje ka mbërritur më pas policia e Hamburgut, e cila ka qetësuar situatën, ndërsa ka shoqëruar 38-vjeçarin serb dhe një shtetas tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?