Plagjiaturat e Ministrave të Arsimit, shoqëria civile protestë në Tiranë e Prishtinë

Ministrat e Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë, Evis Kushi dhe Ramë Likaj akuzohen për plagjiaturë në punimet e tyre Doktorale.

Për këtë arsye disa të rinj nga Qëndresa Qytetare dhe Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim protestuan njëkoëhësisht këtë të hënë përballë ambasadës së Kosovës në Tiranë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, duke e cilësuar një papërgjegjshmëri emërimin e tyre në krye të arsimit.

“Të pasurit në krye të arsimit plagjiatorë si Likaj e Kushi përbënë papërgjegjshmërinë më të madhe të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës pasur parasysh situatën e arsimit në Kosovë e Shqipëri. Testi PISA tregon se nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria janë nën mesataren e arritjes në nivel global. Përveç në shkenca ekzakte dhe në matematikë, edhe në të lexuar, nxënësit shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë janë nën mesatare”.

Ata kërkuan që Ministria e Arsimit të vërë në punë programin që disponon për plagjiaturën.

Organizatorët e protestës zbuluan në fund edhe himnin e ri kombëtgar që i dedikohet arsimit dhe integritetit të tij me titull kundëer plagjiaturës së përbashkuar.

Ora News - Plagjiaturat e Ministrave të Arsimit, shoqëria civile protestë në Tiranë e Prishtinë

SHKARKO APP