Plagoset me armë vëllai i deputetit
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona te mbrëmjes se djeshme në Komoran. I plagosuri ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë..
Burime e Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Islam Selimin, vëllain e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.
I dyshuari për plagosje është 47 vjeçari, Xhevat Nuha që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Edhe arma që dyshohet të jetë përdorë në rast është konfiskuar nga Policia e vendit.