Polemika me kryeministren serbe gjatë Samitit, Kurti: Koha e fundit që Serbia të njohë Kosovën

Pas mbledhjes së tryezës së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për gazetarët, tha se është koha e fundit që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

”Populli i Kosovës është shteti më pro-europian dhe jemi të zotuar të zbatojmë reformat e shumë fishta. Probleme tona kombëtare vijnë pas mungesës së njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. S’ mjafton vetëm tregu i përbashkët, por nevojiten vlerat e Bashkimit Europian. Na nevojiten ijnvestimet në ekonomia, drejtësia, sundimi i ligjit, etj. Bashkimi Europian nuk është Europë pa u plotësuar me 6 vendet e ballkanit Perëndimor. Kosovës duhet t’I pranohëet realiteti actual dhe të pranohet nga të gjitha shtetet. Është koha e fundit që Serbia ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk shkon të kenë dallime sa i përket politikës së jashtme. Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë të të kenë shumë komunikim të dendur, jo vetëm në politikën e jashmte”,-tha Kurti.

Po ashtu Kurti tha se pikërisht për çështjen e njohjes, pati edhe një polemikë gjatë takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic. “Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Milloshevicit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?