Policia e Kosovës reagon për situatën aktuale në veri të vendit

Pas tensioneve të së premtes në komunat veriore në Kosovë, sot, sipas policisë, në këtë pjesë të vendit situata është e qetë. Zëvendësdrejtor i policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se në veri situata është qetë edhe pse delikate, ndrkohë që shtoi se s’ka provokime nga qytetarët serbë.

“Situata në veri është e qetë, stabile edhe pse delikate. Ka lëvizje të zakonshme të qytetarëve. Njësitet policore gjenden në terren duke e kryer punën e vet”, deklaroi Elshani.

Të premten, serbët lokalë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës e cila asistoi kryetarët u detyrua të shpërndajë serbët që ishin mbledhur, por që ata nuk kishin përfillur urdhrat e policëve dhe kishin vijuar të gjuajnë me gurë në drejtim të tyre dhe të krijojnë barrikada në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë, pesë policë mbetën të lënduar si dhe u dëmtuan katër vetura zyrtare. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Përmes reagimeve të tyre, ndërkombëtarët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi një gjë e tillë nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?