Policia holandeze urdhëron turmën të largohet nga Gjykata Speciale: Do të përdorim forcën

Policia holandeze u ka dhënë urdhër të gjithë të mbledhurve para ndërtesës së Hagës që të largohen nga aty në prag të shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se përndryshe do të përdoret forca kundër tyre.

“Urdhër nga policia që të largoheni nga ndërtesa e tribunalit. Përndryshe jemi të detyruar që të përdorim forcën ndaj jush”, thuhet në urdhrin e policisë, raporton KosovaPress.

Forcat e policisë holandeze janë shtuar rreth ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, pak para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tensionet janë shtuar në zonën përreth Gjykatës Speciale, ndërsa policia ka përforcuar praninë e saj në prag të momentit kur pritet të shpallet vendimi. Seanca për shpalljen e vendimit pritet të nis nga ora 10:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?