Policia parandalon një sulm terrorist
Këtë të premte, Policia e Kosovës ka zbuluar sasi të mëdha të armatimeve në një veturë me targa të Beogradit, afër Komunës së Zveçanit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se është parandaluar një sulm terrorist.
“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tone”, shkruan Sveçla.
Nga ana tjetër, ai thotë edhe se Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cenimin e sigurisë së vendit tonë.
“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, shkruan ai.