Posta e Kosovës “minë me sahat”, infektohen 12 punonjës me gjithë familjet

12 punonjës të Postës në Kosovë janë infektuar me koronavirus , bashkë me familjet, përfshirë edhe fëmijët.

Mësohet se e gjitha ka ardhur pas mosrespektimit të distancimit fizik.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, deklaroi se nga sot po përballen me gjendjen më të rëndë në historinë e Postës së Kosovës.

Ai ka shkruar:

Infektimi i një numri kaq të madh të punëtorëve e faktkeqesisht edhe anëtarë të familjeve të tyre, na ka shokuar. Dhjetëra të tjerë janë në ankth e presion psiqik në pritje të rezultateve e u bë një javë nga konfirmimi i rastit të parë.

Pse na ndodhi ky tmerr në Postë? A ka qënë e mundur të parandalohet që së paku të mos marrë përmasa kaq të mëdha?

Në asnjë zyrë në Drejtorinë e Postës nuk është respektuar distanca fizike as 30 centimetra!! Deri më tani janë 12 kolegë janë konfirmuar pozitivisht. Prej tyre edhe familjarë, përfshirë fëmijë!

Dikush duhet me dhënë përgjegjësi për këtë fatkeqësi që ka ndodhur e po ndodh në Postën e Kosovës!

Kolegëve ju uroj shërim të shpejt. Jemi me ju.

SHKARKO APP