President nga familja Jashari? Nipi i heroit e refuzon: S’kam ambicie politike, gjeni një emër tjetër!

Një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës së Kosovës, Murat Jashari është shprehur qartë se nuk ka ambicie për këtë pozicion dhe as për t’u përfshirë në politikë. Jashari ka thënë se nuk ka të drejtë as morale e as profesionale që ta përdor emrin e familjes Jashari për kalkulime politike apo për poste publike.

“Më shumë se gjithçka, për mua si Murat, është emri i familjes Jashari, është barrë e madhe mbi supe. S’kam të drejtë as morale e as profesionale që ta fusë emrin e familjes Jashari në kalukime politike apo për poste publike.

Emri im sa i përket kësaj çështje, çdo herë është përmendur, sa herë ka ardhur çështja e Presidentit, emri im është përmend. Ua kam sqaruar protagonistëve që s’kam ambicie politike, pra gjeni një emër tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kam bërë të qarta arsyet pse nuk e bëj. Familja Jashari u takon të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë tanët”, ka thënë mes të tjerash Murat Jashari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?