Presidenti Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Bashkë, jetë e mot! Le të ecim drejt BE-së

Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një urim për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një mesazh n[ë rrjetet sociale, Begaj shkruan:

Gëzuar Kosovë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!

Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë!

Bashkë, jetë e mot!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?