Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti falenderon Bashën për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Thaçi: Roli i zotit Basha si Ministër i Jashtëm, i jashtëzakonshëm

Aktualitet E hënë, 20 Korrik 2020 13:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Kosovës ka falenderuar kryedemokratin Lulzim Basha për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të njohjeve ndërkombëtare.

“Roli i zotit Basha si Ministër i Jashtëm, i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 48 minutash
Moti këtë të dielë

Moti këtë të dielë

Para 52 minutash
Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Para 56 minutash

Nga ana e tij, Basha theksoi se bashkërendimi i ngushtë midis SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën europiane dhe euroatlantike të rajonit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Bashkërendimi do ta fuqizojë dhe do ta përshpejtojë procesin e dialogut me syninim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, shtoi Basha.

DEKLARATA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, HASHIM THAÇI

Sot ishte një kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim të vjetër, ish-Ministrin e Jashtëm, kryetarin e Tiranës edhe tani kryetarin e Opozitës në Shqipërisë, Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Basha, të cilin e falenderoj për kontributin e tij për lirinë edhe pavarësinë e Kosovës, por edhe për procesin e konsoldimit të shtetit të Kosvës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat të ndryshme ndërkombëtare, ku roli i zotit Basha si Ministër i Jashtëm ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ka qenë një kontribut shumë frytdhënës. Për këtë i jam shumë shumë mirnjohës! Sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë në Shqipëri për mundësitë e bashkëpunimit edhe më të mirë, një bashkëpunim vllazëror mes instuticioneve tona edhe njerëzëve tonë.

Destinacioni edhe i Kosovës është që të jemi pjesë sa më shpejt e NATO-s edhe e Bashkimit Europian. Mendoj se çdo përvojë pozitive nga Shqipëria dhe përvoja personale e kontributit të zotit Basha në këtë proces, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, është i rëndësishëm për ne si institucionet e vendit dhe besoj se këto përvoja veç i kam diskutuar edhe në takim me kryeministrin Hoti, por edhe me liderët e tjerë partiakë. Natyrisht, është e rëndësishme që të vazhdohet që të kemi një konsensus sa më të gjerë në angazhimet për perspektivë europiane për hapat konkretë, në veçanti e thashë për liberalizimin e vizave dhe aktet e dialogut. Diskutuam edhe për dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Për ne, është me rëndësi jetike që të kemi një koordinim, e para mes spektrit politik në Kosovë, një konsensus sa më të gjerë, sa më përfshirës, në mënyrë që të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, politike, partive, institucioneve. Gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur, ndërsa gjithashtu është jetike për ne dhe faktorin ndërkombëtar të jetë i koordinuar së pari Bashkimi Europian, por edhe një koordinim i ngushtë mes Ëashington-it dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i sigurtë, i besueshëm, pastaj edhe i pranueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik, se në aspektin teknik e kemi diskutuar tani e 9 vite, 2011-2018, por të përmbyllet me njohje reciproke sa më të shpejtë që është e mundur. Edhe një herë i nderuar zoti Basha, faleminderit për ardhjen tuaj, vizitën tuaj në shtëpinë tonë, ju faleminderit shumë!

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Faleminderit zoti President! Është gjithmonë një kënaqësi të takohemi. Ju falenderoj për mundësinë për të shkëmbyer informacion dhe mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në Shqipëri dhe hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final njohjen reciproke. I shpreh mbështetjen time presidentit Thaçi për qëndrimet konsekuente të tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut, në mbështetje të kohezionit të gjithë forcave politike në Kosovë. Është pikëpamja ime dhe e Partisë Demokratike se bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosoven në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu, si parti e orientimit Euroatlantik, kam theksuar bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën Europiane dhe Euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojne këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me syninim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Shpreha mbështetjen totale timen dhe te Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikës në Kosovë, në vevcanti për ata që kanë sakrifikuar këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për presidentin Thaçi dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ju Faleminderit!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 6 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 12 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 29 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 30 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.