Presidenti Hashim Thaçi zbret në Rinas: Të dielën do t’i drejtohem qytetarëve (FOTO)
Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbritur pak më parë në Aeroportin e Rinasit. Ai ishte rrugës për Uashington kur u publikua aktakuza, çka detyroi anulimin e vizitës së tij atje. Radio Evropa e Lirë bën me dije se Thaçi ka qenë në vjen në Vjenë sot dhe po priste fluturimin për tu kthyer.
Përmes një postimi në rrjetin social në faceboook, Thaçi shkruan se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. ”Motra dhe vëllezër, Miq të dashur. Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi”.