Presidenti i Këshillit Evropian mesazh të prerë nga Prishtina: Integrimi në BE mbi ndarjet politike

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe procesin e saj të integrimit evropian. Ky qëndrim u bë me dije gjatë vizitës që zyrtari i lartë zhvilloi në Prishtinë, në kuadër të turit të tij diplomatik në Ballkan.

Diplomati evropian u bëri thirrje forcave politike në vend që, pavarësisht dallimeve dhe bindjeve që ndajnë, ta vendosin integrimin evropian në qendër të agjendës së tyre. Sipas tij, vendi ka nevojë imediate për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të cilat janë të afta për të zbatuar reformat e kërkuara, ndërsa kërkoi që të vijohet përpara pa vonesa edhe me procesin e dialogut me Serbinë.

“Ndërsa Kosova shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj udhëheqësit politikë ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë”, shkruan kreu i Këshillit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?