Presidenti Ilir Meta: Pafajësia e drejtuesve të UÇK dhe drejtësia e luftës është konfirmuar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për padinë e Prokurorisë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veseli.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shprehet se beson në pafajësinë e drejtuesve të UÇK-së dhe drejtësinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës.

“Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri”,- deklaron Presidenti Meta në mesazhin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i Republikës është politikani i parë shqiptar që reagon nga Tirana zyrtare për padinë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?