Presidenti Meta: Në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot zhvillimet politike në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në konferencën e dhënë për mediat, Presidenti u shpreh se kreu i shtetit shqiptar ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ai shtoi se klasa politike në Kosovë duhet të tregojë sjellje europiane ndaj institucioneve.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se si President i Republikës së Shqipërisë gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP