Presidenti Meta përkujton Shkëlzen Haradinaj: Sot jam pranë familjes Haradinaj

Në 21-vjetorin e eksodit biblik të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit, Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar dhe dëshmorët e luftës së Kosovës. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se sot është pranë familjes Haradinaj, e cila humbi gjatë luftës djalin e saj Shkëlzen Haradinaj.
“Sot kujtojmë jo vetëm Ditën e Eksodit biblik të Shqiptarëve të Kosovës, por edhe dëshmorët dhe heronjtë të cilët dhanë jetën për lirinë e saj.
Kujtojmë në veçanti dëshmorët e betejës së Maznikut, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe heroin e UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj.
Ndaj sot jam pranë Nënës Ruke, zemra e së cilës ka njohur dhimbje mbinjerëzore, pranë Ramushit dhe Dautit, pranë Luanit të ri të Haradinajve, familjes së dashur Haradinaj, pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës, që e paguan me jetën e njerëzve më të shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë.
I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve dhe heronjve! ??❤️??“,
shkruan kreu i shtetit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2940256442687276/?type=3&theater

SHKARKO APP