Presidenti Meta vlerëson miratimin e demarkacionit në Kosovë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ligjit për kufirin me Malin e Zi.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shprehet: “Përgëzime për Kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe urime të gjithë qytetarëve të Kosovës në përmbushjen e deshirës së tyre për të lëvizur të lirë e për realizimin e aspirates së tyre të integrimit në Bashkimin Europian!“.