Presidenti serb: Referendum për njohjen e Kosovës, të pyeten qytetarët
Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, ka deklaruar se Tomislav Nikoliç është për organizimin e një referendumi për Kosovën, shkruan 'Tanjug'.
Pak ka bërë të ditur gjithashtu se Serbia do të bëjë gjithçka për t'u bashkuar me BE-në, por që nga fillimi është deklaruar haptazi se nuk do të përmbushë kushtin për pranimin e pavarësisë së Kosovës.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se për këtë duhet të një konsensus i gjerë, ku qytetarët përfundimisht do të pyeten se çfarë mendojnë rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar Pak.
Në fund, këshilltarja për media e presidentit serb, ka shtuar duke thënë se Nikoliç ka paralajmëruar se do të diskutojë me kryeministrin Aleksandar Vuçiç.
Por ajo rikujton edhe fjalët e presidentit Nikoliç, se nëse shumica e qytetarëve të Serbisë deklarohen që Serbia ta njohë Kosovën, atëherë ajo dyshon se ai do të mbetet në detyrë.