Presidenti slloven në Kosovë: Jam kundër idesë së ndryshimit të kufijve

Vendi ku lindi “non-paper”, pra Sllovenia për ndryshimin e kufijve, por që Presidenti Borut Pahor hedh poshtë pretendimet se ai qëndron pas dokumenteve “non-paper” që propozojnë ndryshime të kufijve në Ballkan.

Non-paper që është publikuar në muajin prill, pretendohet të jetë hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, por Pahor, tha gjatë një vizite në Kosovë se ka qëndrim plotësisht të kundërt me ato që propozohen në dokument.

“Nuk pajtohem aspak me propozimet për ndryshimin e kufijve te non papers. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt; pra që të mos bisedohet për alternativa të tilla. Unë dëshiroj të bind bashkëbiseduesit në BE dhe në Ballkan që të fillohet me procesin e zgjerimit dhe procesin e reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike”, tha presidenti.

Nga ana tjetër, Pahor shtoi se BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe ta shohë Ballkanin Perëndimor si të tërë.

SHKARKO APP