Presidenti Thaçi dekreton Avdullah Hotin si kryeministër të Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar si kryeministër të ri të Kososvës Avdullah Hotin, ndërsa tha se qeveria e re do të zgjidhet brenda pak ditësh në Kuvend. Thaçi tha se pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend, të gjithë janë dokort për krijimin e një qeverie të re, përveç një partie politike.
“Pas letrave që i kam dërguar LDK-së, sot kam marrë një letër kreu i kësaj partie, Isa Mustafa i cili konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotërues për qeverinë e re duke siguruar votat e nevojshme në Kuvend”.
Nga ana tjetër, Thaçi ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ka qenë legjitim dhe pas shkarkimit të qeverisë, do të veprojë sipas kushtetutës për qeverinë e re.
”Në këtë kohë, mocioni i mosbesimit ndodhi me 2/3 e deputetëve. Në bazë të mandatit kushtetues, do të përpiqem që të veproj kundrejt situatës. Veprimi i mocionit ka qenë legjitim dhe me përputhshmëri me rendin kushtetues”.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/566627804230837/