Presidenti Thaçi del nga spitali
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli nga spitali, ku ishte shtruar në mëngjesin e sotëm për shkak të problemeve me shëndetin.
“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.
Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, njoftoi presidenca.