Presidenti Thaçi pritet të takojë liderët politikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar nisjen e bisedimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Nisma e tij, pason votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti. Por, ky i fundit e ka përjashtuar mundësinë që të nisin konsultimet për qeverinë e re, duke kërkuar që qeveria e tij të vazhdojë punën deri në përmbylljen e fazës së pandemisë së shpallur pas përhapjes së koronavirusit të ri.

Presidenti Thaçi ka thënë se fokusi i tij do të jetë të shmanget mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe mosshpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Por, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim përmes postës elektronike dhënë Radios Evropa e Lirë, thanë se deklarata e presidentit Thaçi është jokushtetuese dhe se vendi pas pandemisë së COVID-19, duhet të shkojë në zgjedhje.

Vetëvendosje thotë se qeveria dhe kryeministri në detyrë, Kurti mbeten të përkushtuar që nga kjo situatë e krijuar nga koronavirusi i ri, vendi të dalë me numër sa më të vogël të personave të prekur me COVID-19

/REL/

SHKARKO APP