Presidenti Thaçi shtrohet me urgjencë në spital, qytetari befason me mesazhin: I dhuroj veshkën time

Pas lajmit se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shtrua sot në spital pas një problemi shëndetësor për shkak të gurëve në veshka, një qytetar ka befasuar me një mesazh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, qytetari Besim Rexhepi, i ofron njërën prej veshkave presidentit Thaçi.

“Sot dëgjova se presidenti ka shkuar në QKUK për kontroll në veshke si rezultuar ka pasur gurë, por në qoftë se veshkën e ka të dëmtuar, unë vullnetarisht ja dedikoj këtij njeriu që meriton t’ia jap pa pikë dyshimi. Të unë e ka rezervën kur të ketë nevojë, dhashtë Zoti kalon pa problem”, ka shkruar Besim Rexhepi në profilin e tij në Facebook.

SHKARKO APP