Presidenti Thaçi zbret në Rinas, pritet të zbardhë detaje nga deklaratat e tij në Hagë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas intervistimit katër ditor nga Prokurorët e Speciales, kthehet sot në Republikën e Kosovës.
Presidenti Thaçi sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit, në Shqipëri, ku më pas pritet të niset drejt Kosovës, prej ku pritet të japë edhe më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.
Burimet thanë se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.
Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.
“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.