Presidentja Jahjaga dekreton 13 prokurorë

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar ditën e sotme 13 prokurorë të rinj.

Në një ceremoni të veçantë, të organizuar në kabinetin e Presidentes, prokurorët e dekretuar kanë bërë betimin.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Shtetit.

Në vijim, lista e prokurorëve të dekretuar, që dhanë betimin sot :

Merita Shala Muhaxhiri, Prokuroria Themelore Prishtinë, Nebahate Salihu, Prokuroria

Themelore Prishtinë, Bashkim Zeqaj, Prokuroria Themelore Prishtinë, Ajshe Ferati, Prokuroria

Themelore Prishtinë, Rexhep Maqedonci, Prokuroria Themelore Prishtinë, Musa Mehaj,

Prokuroria Themelore Prishtinë, Hava Krasniqi, Prokuroria Themelore Prishtinë, Kujtesa Fazliu,

Prokuroria Themelore Gjilan, Zejnullah Gashi, Prokuroria Themelore Prizren, Ramiz Buzhala,

Prokuroria Themelore Gjakovë, Mone Syla, Prokuroria Themelore Gjakovë, Visar Musa,

Prokuroria Themelore Ferizaj, Besim Susuri, Prokuroria Themelore Ferizaj.

SHKARKO APP