Presidentja Jahjaga, takime me deputetët e kuvendit

 

Situatat e fundit në kuvendin e Kosovës, kanë detyruar Presidenten Atifete Jahjaga që ditën e sotme të organizojë një takim opozitën e me deputetët e kryetarët e subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Presidentja Jahjaga ka insistuat gjithmonë  e me përpjekjet e saja për të ndihmuar kuvendin e për tejkalimin këtë krizë politike ku gjendet Kosova. Respektivisht. Znj.Jahjaga thirri në konsultime liderët e partive më të mëdha parlamentare.

Ditën e djeshme ajo është takuar dhe me liderët e dy partive qeverisëse, Hashim Thaçin e PDK-së dhe Isa Mustafën e LDK, ndërsa në takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, një nga krerët e PDK-së, Kadri Veseli.

Përfaqësues të lartë të partive opozitare gjatë ditës së djeshme pohuan se e kanë mirëpritur nismën e presidentes dhe paralajmëruan se do të marrin pjesë në takimin e sotëm.

Plani i Jahjagës është që, pas takimeve të ndara me krerët e pozitës dhe opozitës, të organizojë një tryezë në të cilën do të takohen të gjithë së bashku.

R.SH

SHKARKO APP