Presidentja Osmani: Do t’i drejtohem sërish Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, nëse Kuvendi i ri nuk arrin të konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, që skadon më 26 korrik.

Gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh se paqartësitë kushtetuese rreth pasojave ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati, e detyrojnë atë të kërkojë një sqarim të mëtejshëm nga Kushtetuesja.

“Kushtetuta jonë nuk ka mundur të parashikojë çdo skenar. Ajo është hartuar me mendimin që ligjvënësit do të bashkëpunonin, jo të bllokonin proceset institucionale. Për shkak të paqartësive, Kuvendi nuk është konstituar ende,” u shpreh Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentja sqaroi se, edhe pse gjykata ka theksuar ekzistencën e një afati të rreptë kushtetues, nuk ka saktësuar se çfarë ndodh nëse ky afat nuk respektohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të duhet t’i drejtohem përsëri Gjykatës Kushtetuese me një pyetje të qartë për pasojat. Megjithatë, ende shpresoj se situata do të ndryshojë në javët në vijim dhe Kuvendi do të konstituohet,” tha Osmani.

Ajo nënvizoi rëndësinë e formimit të një qeverie funksionale, pavarësisht brishtësisë së mundshme, për të shmangur dëmet politike dhe institucionale në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?