Presidentja Osmani i bashkohet manifestimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Në marshimin ”drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Pjesë e marshimit janë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Ali Ahmeti, Taulant Balla dhe figura të tjera politike. Kryetarja e shtetit të Kosovës është shfaqur përkrah të birit të Hashim Thaçit.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte. Të gjithë ish-drejtuesit i kanë mohuar të gjitha këto akuza.
KOHA JONË SONDAZH

