Presidentja Osmani: Kuvendi të votojë qeverinë e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit që sot zgjodhi kryeparlamentarin e ri Dimal Basha, si dhe 3 nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redzepi. Osmani bën apel që procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të përmbyllet plotësisht në vijim, si dhe të votojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?