Presidentja Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste. Për të fuqizimi i aleancës me vendet demokratike është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë, e cila, siç tha ajo, është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në një fjalim para studentëve në Universitetin e Berlinit të enjten, Osmani tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo theksoi se Kosova nuk kërkon privilegje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por proces meritor dhe drejtësi.

Sipas saj, zgjerimi i BE-së nuk duhet të jetë një proces burokratik dhe që mund të vonohet, pasi çdo lloj ngurrimi do të krijojë hapësirë për aktorë keqdashës. Ajo shtoi se kur Kosova i kryen detyrat e shtëpisë dhe të gjitha reformat e nevojshme, atëherë duhet të ketë një shteg për t’ia hapur derën e anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentja shtoi edhe se demokracia në Kosovë vazhdimisht po përforcohet, derisa përmendi organizimin e zgjedhjeve të lira dhe garuese, madje sipas saj, më të mirat në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?