Pritë në errësirë, ekzekutohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar nga fshati Bresalc i Gjilanit është ekzekutuar rreth mesnatës së djeshme, në një atentat me armë zjarri. Mësohet se personi i vrarë është Fatlind Arifi, i moshës 22 vjeçare.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani. Ai ka thënë se policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar për ngjarjen, ndërsa një tjetër deri tani është në arrati.

“Rreth orës 23:00 kemi marrë informacionin që në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar një veturë e llojit Benz, e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin e personave që kryen atentatin e rëndë i cili i mori jetën një të riu.

SHKARKO APP