Pritet arrestimi i Albin Kurtit?

Arrestimi i ish-kreut të VV'së ka të bëje me veprimin e tij të fundit, një ditë më parë në Kuvend, ku Albin Kurti gjuajti gaz lotsjellës në sallë.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Policia e Kosovës pritet ta arrestojë deputetin e VV'së Albin Kurtin.

Ky veprim i tij, dërgojë në emergjencë për trajtim mjekësorë dy deputetët e PDK'së, Flora Brovina dhe Blerta Deliun.

I alivanosur raportohet se ka mbetur edhe shefi i zyrës së BE'së, Samuel Zhbogar.

Ndryshe hedhja e gazit është vepër penale.

Bazuar në Kodin Penal, neni 120, i cili përcakton përkufizimet e shprehjeve të përdorura në kod, pika 38 saktëson se çka konsideron armë, ku edhe gazi hyn në kategorinë e armëve.

“Armë – çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë.”, precizohet në Kodin Penal të Kosovës.

SHKARKO APP