Prizren, gjejnë një portofol me 765 euro dhe e dorëzojnë në Polici

​Asnjë person në Shqipëri nuk do ta kishte bërë një veprim të tillë, me gjithë ndërgjegjen e lartë qytetare që mund të ketë.

Por dy të rinj nga Prizreni kanë gjetur në tokë një portofol me 750 euro në të, dhe e kanë dorëzuar në Polici.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator rreth orës 21:40 minuta dhe lajmi është konfirmuar nga Policia e Prizrenit përmes një njoftimi për media.

Policia thotë se e ka identifikuar personin të cilit i ka humbur portofoli dhe të njëjtit ia ka kthyer sipas procedurave të pranim-dorëzimit.

Pas pranimit të portofolit, qytetari ka falënderuar gjestin qytetar të të rinjve dhe Policinë e Kosovës.

SHKARKO APP