Prizreni “tërbohet” nga festimet, pas fitores së Erdoganit

 

Dhjetëra prizrenas kanë dalë nëpër rrugë të qytetit për të festuar fitoren e AKP-së së presidentit Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet parlamentare turke.

Teksa partia AK e Erdoganit, sipas rezultateve paraprake, rezulton se është fituesja më e madhe e zgjedhjeve parlamentare në Turqi, duke fituar më shumë se 50 % të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij rezultati, kjo parti ka siguruar numrat për të udhëhequr qeverisjen e vetme në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Festime të tilla në Kosovë, përkatësisht në Prizren nuk janë në fakt të pazakonta.

Edhe në zgjedhje të tjera kur fitonte Erdogan, i cili gjatë mandateve të tij si Kryeministër dhe si President i Turqisë ka ndërmarrë një sërë hapash kontrovers, ka bërë që shpeshherë aty t’i drejtohen me emrin “Sulltan”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?