Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 15:07 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona! Nga protesta e sotme para ministrisë së Arsimit një prej drejtuesve të kësaj proteste deklaroi se kemi vendosur që në Tiranë të dalim me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Profesori amerikan Daniel Serwer: BE-ja të vlerësojë ndryshimet në ligjin për Specialen, kompromisi për Presidenten ishte pozitiv

Kosova E shtunë, 10 Tetor 2026 09:12
Profesori amerikan Daniel Serwer: BE-ja të vlerësojë ndryshimet në ligjin për Specialen, kompromisi për Presidenten ishte pozitiv
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Profesori amerikan Daniel Serwer ka komentuar ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se i takon Bashkimit Evropian të vlerësojë nëse ato janë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit dhe mandatin e Gjykatës Speciale.

Në një prononcim për Gazetën Express, Serwer u shpreh se institucionet evropiane duhet të shqyrtojnë nëse dispozitat e reja ligjore përmbushin qëllimin për të cilin u krijua kjo gjykatë, përkatësisht trajtimin e çështjeve që lidhen me dyshimet për krimet e përmendura në raportin e Dick Martyt.

Ndryshimet u miratuan më 6 tetor, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me gjithsej 81 vjet burgim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërhyrjet përfshijnë aspekte të ndryshme të funksionimit të gjykatës, mes tyre juridiksionin, dënimet dhe procedurat gjyqësore.

I pyetur nëse këto ndryshime mund të ndikojnë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, Serwer theksoi se përgjigjja varet nga kriteret dhe vlerësimi i vetë Bashkimit Evropian. Sipas tij, janë institucionet e BE-së ato që duhet të përcaktojnë nëse legjislacioni i ri përbën pengesë për rrugën evropiane të Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Profesori amerikan vlerësoi se synimi i ndryshimeve është që funksionimi i Gjykatës Speciale të afrohet me atë që, sipas tij, ishte kuptimi i përgjithshëm i mandatit të saj në kohën e krijimit. Megjithatë, ai nënvizoi se Kosova nuk mund ta zbatojë e vetme këtë legjislacion.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka kundërshtuar ndryshimet, duke argumentuar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. BE-ja ka kërkuar respektimin e mandatit dhe pavarësisë së gjykatës, si dhe garantimin e përgjegjësisë individuale penale dhe drejtësisë për viktimat.

Mund t'ju interesojë

”Kosova e Kadaresë”, ekspozitë homazh në Prishtinë, ambasadori Petrit Malaj: Ndihmoi ta përcillte të vërtetën përtej kufijve

”Kosova e Kadaresë”, ekspozitë homazh në Prishtinë, ambasadori Petrit Malaj: Ndihmoi ta...

Para 18 orësh
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur vazhdimisht, përgjigjen e jep Ministria e Punëve të Brendshme

Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur vazhdimisht, përgjigjen...

Para 21 orësh
Kurti: Databaza e viktimave të luftës përditësohet çdo ditë, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Kurti: Databaza e viktimave të luftës përditësohet çdo ditë, të dhënat e reja publikohe...

Para 22 orësh

Serwer komentoi edhe kompromisin politik që çoi në zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, duke e cilësuar pozitiv përfundimin e bllokadës institucionale dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme. Ai vlerësoi gjithashtu kualifikimet e larta të presidentes së zgjedhur.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse ndryshimet ligjore do të kundërshtohen në Gjykatën Kushtetuese dhe çfarë ndikimi do të kenë në të ardhmen e Dhomave të Specializuara.

Etiketat e lidhura

beDaniel SewerProfesori amerikan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 12 minutash

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani
Para 17 minutash

Italia fajëson hakerët pro-rusë për publikimin në dark web të të dhënave të ministrit të Jashtëm Tajani

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Rrihet dhe një tjetër…
Para 58 minutash

Tensione të forta mes protestuesve/Protestuesi rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Be...

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 1 ore

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 18 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 20 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 17 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 7 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.