Prokuroria: Albin Kurti shkaktoi rrezik, ndaj e arrestuam
Prokuroria e Kosovës ka shpjeguar arsyen e arrestimit të deputetit të "Vetëvendosje"-s, Albin Kurti.
Ai u arrestua mbrëmë nën dyshimin se ka kryer veprën penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe "Përdorimi i armës", nga neni 375 i po këtij Kodi.
Arrestimi i Kurtit ka ndodhur në kuadër të hetimeve që i ka filluar Departamenti i Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngjarjet e fundit në Kuvend.