Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prokuroria Speciale: Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Kosova E premte, 30 Tetor 2026 17:48
Prokuroria Speciale: Rama dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten, më 30 tetor, në cilësinë e të pandehurit dhe dyshohet për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Nga Prokuroria Speciale thanë për Radion Evropa e Lirë se intervistimi i të parit të kryeqytetit të Kosovës u bë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”.

“Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thanë nga Prokuroria Speciale. Rama u paraqit para Prokurorisë Speciale për intervistim rreth orës 13:30. Pas intervistimit, ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale për këtë çështje, dhe prandaj edhe u paraqit në Prokurori, duke theksuar se “jemi totalisht transparentë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, u shpreh i pari i Prishtinës. Avokati i tij, Artan Qerkini, tha për mediat se Rama është i gatshëm të japë sqarimet e nevojshme para organit ndjekës, në mënyrë që Prokuroria “të bindet se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit është themeluar më 2022 nga Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të Ramës, që parasheh hartimin e projekteve arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore për Prishtinën. Komuna kishte hapur një tender të quajtur “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh. Ky projekt ishte kritikuar nga opozita e kryeqytetit dhe nga organizatat joqeveritare që kishin argumentuar se kishte pasur shkelje.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Para 5 orësh
Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Para 5 orësh
Kandidati i PS për Tiranën? Analisti Neritan Sejamini: Në garë është vetë Rama!

Kandidati i PS për Tiranën? Analisti Neritan Sejamini: Në garë është vetë Rama!

Para 6 orësh

Më 2024, organizata joqeveritare Demokraci Plus kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të anulonte kontratën 12 milionëshe. Kjo organizatë kishte thënë se ishin bërë shkelje gjatë caktimit të komisionit vlerësues të ofertave, pasi në të ishte caktuar një person, që nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës. Sipas organizatës, ka dyshime për konflikt interesi pasi, ky anëtar komisioni figuronte si bashkëpunëtor i një prej kompanive fituese, përkatësisht Anarch Sh.P.K. Operatori tjetër fitues ishte Ardi CC L.L.C.

Teksa Rama po intervistohej nga Prokuroria Speciale, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se 1 milion e 48 mijë euro i kishte paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Arkitekti i Kryeqytetit për tetor-nëntor 2023. Ai tha se pagesa ishte bërë për konsulencë. Ai tha se LVV-ja e kishte denoncuar qysh në fillim Shërbimin e Arkitektit të kryeqytetit./REL/

Etiketat e lidhura

Përparim Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 5 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 5 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 6 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 7 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.