Propozimi i Vjosa Osmanit për President nga populli? Flasin deputetët, tregojnë sa është e mundur
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, dhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, komentuan propozimin e zonjës Vjosa Osmani që Presidenti të zgjidhet nga populli. ”Kjo nuk çon kurrfarë zgjidhje të shpejtë sepse ne jemi në krizë këtu”, tha Berisha në A2CNN. Sipas tij, amandamentet edhe po të hyjnë në procedurë tani i duhen gjashtë muaj ditë deri te ratifikimi.
Rrustemi shtoi se populli e ka të qartë planin e opozitës. ”Populli e ka të qartë. Opozita ka një plan të thjeshtë. Aludon, përpiqet, angazhohet që Vetëvendosja të bjerë nën 40 deputetë, që këta, bashkë me Listën Serbe, domethënë me deputetët e Vuçiçit, të kenë mundësi të krijojnë institucionet, të zgjedhin qeveri e President përkundër fituesit të zgjedhjeve. Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Këta po presin që VV të jetë nën 40 deputetë që pastaj të lirohen 80 deputetë në anën tjetër dhe të bëhen bashkë kundër Vetëvendosjes. Le ta themi troç: në Kosovë ka dy modele qeverisëse që i kundërvijhen njëra-tjetrës.
Vërtetë ka disa parti politike, sepse jemi sistem shumëpartiak dhe parlamentar, me një zonë zgjedhore dhe proporcional, por ama e vërteta është që mentaliteti i qeverisë i PDK-së, zhvatës e korruptiv nga brenda, dhe me kompromise me Serbinë, ku e ke lënë Veriun në duart e Radojçiçit, është përballë konceptit të Vetëvendosjes, qeverisje të ndershme e të drejtë nga brenda, luftë kundër korrupsionit, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve të lartë e politikanëve, zbatim të ligjit e të Kushtetutës në veri, eleminim të strukturave paralele atje dhe natyrisht ndërprerje të ciklit të koncesionit për Serbinë”.
KOHA JONË SONDAZH

