Propozimi serb, Daçiç: Kosova të ndahet, të marrë jugun, Veriu ti dorëzohet Beogradit

 

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç e shikon të humbur kauzën e Kosovës, por synon të paktën të mbajë një pjesë të saj, veriun.

Deklarata e zëvendëskryemininistrit serb vjen pas platformës së re të propozuar nga presidenti i vendit Tomislav Nikoliç, tashmë e debatuar dhe jo e pranuar gjerësisht në qeverinë serbe.

Daçiç deklaron se idesë së autonomisë së Kosovës, propozuar nga presidenti serb Tomislav Nikolliç, i ka ikur koha, duke shtuar se kosovarët nuk do ta pranonin një gjë të tillë, ashtu sikurse serbët nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Zgjidhja ideale e çështjes së Kosovës, sipas tij do të ishte ndarja e saj. Kosova të marrë territorin në jug të lumit Ibër, kurse Serbisë t’i dorëzohet veriu.

Ish kryeministri serb thotë se Serbisë nuk do t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për integrim në BE, pasi, sipas tij, as BE-ja nuk mban një qëndrim karshi shtetësisë kosovare.

“Për momentin, askush në Bruksel nuk e di se çfarë do të përmbajë marrëveshja. Por është e vërtetë se neve do të na kërkohet të nënshkruajmë një marrëveshje ligjore me Prishtinën”, shprehet ai për të përditshmen “Vecernje Novosti”,

Ndërkohë ideja thelbësore e platformës së nikolic është Serbia nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se të propozohet “autonomia e Bashkësisë së komunave serbe për të krijuar lidhjet mes Kosovës dhe qeverisë serbe.

SHKARKO APP