Protesta kundër demarkacionit edhe në Tiranë
Protesta kundër demarkacionit ka marrë dimensione edhe jashtë territorit të Kosovë, duke u shtrirë edhe në Tiranë. Një grup profesorësh dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë njoftuar mbatjen e një proteste ditën e hënë në orën 12:00 përara Ambasadës së Kosovës.
Në këtë tubim aktivistët do të shprehin shqetësimin e tyre sa i takon Marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjatë muajit dhjetor 178 intelektualë, studiues e profesioni i ishin drejtuar opinionit me vërejtjet e shqetësimet sa i takon kësaj marrëveshje.
Po ashtu gjatë qershorit u në Tiranë u organizua konferencë shkencore me studiues shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë ku u paraqitën fakte e argumente ku sqarohej humbja e 8200 hektarëve tokë në dëm të Kosovës.
Po gjatë kësaj kohe një grup prej 139 akademikë, intelektualë, profesorë, studiues, ushtarakë, gazetarë, profesionistë dhe studentë janë bashkuar në një thirrje drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me anulimin e marrëveshjes aktuale të Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.