Protestë para EULEX-it në Prishtinë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), në zonën industriale të Prishtinës, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë tubimit, disa nga protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të objektit të EULEX-it. Protesta u zhvillua pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan katër ish-drejtuesit e UÇK-së për krime lufte. Dënimet e shqiptuara variojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.

Deri tani nuk është bërë e qartë arsyeja e zgjedhjes së objektit të EULEX-it si vend për protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, EULEX-i ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Misioni i BE-së ofron mbështetje logjistike dhe operacionale për këto institucione.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi Evropian është gjithashtu financuesi kryesor i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, çka mund të shpjegojë orientimin e protestuesve drejt një institucioni të BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?