“Provokimet serbe në Kosovë për shkak të zgjedhjeve në Serbi”

Provokimet e Serbisë kanë si prapavijë prag zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Kështu mendon kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade e ftuar në Tonight Ilva Tare.

Të njëjtin mendim ndan edhe Andri Nurellari, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se pjesa më e marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë kanë rezultuar të suksesshme.

Pjesë nga debati:

Dade: Përpara zgjedhjeve, manifestohen edhe qëllime të tilla. Integrimi ka qenë instrument efikas për t’i sjellë popujt së bashku. Kemi një situatë shqetësuese dhe për fat të keq nuk është vetëm për marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Kemi akoma pa zgjidhur situatën pas zgjedhore në Maqedoni, kemi procese regresive me mospjesëmarrjen e opozitës në Mal të Zi dhe mos njohjen e zgjedhjeve. Klasat politike duhet të angazhohen për të bashkëpunuar dhe për të ruajtur stabilitetin.

Nurellari: Është taktikë tipike elektorale. Është e njohur dhe në të kaluarën e ka bërë këtë gjë. Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale. Ka instrumentalizim të serbëve në prag të zgjedhjeve për të hequr vëmendjen nga çështje të rëndësishme. Ndërtimi i murit krejt befasishëm, ndërkohë që marrëveshja ka qenë për çlirimin e urës. Ky tren krejt i çuditshëm, të gjitha këto gjejnë shpjegim tek retorika nacionaliste që shpërblehet ende me vota në Serbi. Dialogu i intereson më së shumti Kosovës. Pjesa më e madhe e marrëveshjeve është realizuar dhe është përmbushur. Së fundi ishte arritja e kodit telefonik për Kosovën. Kosovarët udhëtojnë me karta identiteti, faktikisht në veri ka doganierë të Kosovës. Si pasojë e rritjes së kontrollit në kufijtë e vet ka rritur me 60% të ardhurat. Përfaqësuesit e veriut janë në Parlamentin e Kosovës. Muri është një befasi.

Andoni: Për mendimin tim, dialogu është i dështuar sepse Serbia ka bërë të mundur të bëhet faktor. Dialogu është shumë problematik në Bruksel. Zgjidhja duhet të ishte që që fillim duhet të futeshe Kosova për agjendën që shtetet që nuk e kishin njohur Kosovën të futeshin në modusin e vendeve që e kanë njohur. Kosova pengohet prej vitesh prej Serbisë.

/Ora News

SHKARKO APP