Pse Albin Kurti nuk po e propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente?

Vjosa Osmani u bë presidente më 2021, me propozim të LVV-së. Për propozimin e një kandidati në Kuvend nevojiten 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 deputetë.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin.

Sipas Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, ekzistojnë dy arsye kryesore pse LVV-ja nuk dëshiron ta propozojë Osmanin për presidente:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Ajo nuk ka përtuar ta zëvendësojë Kurtin në marrëdhëniet me SHBA-në, kur zyrtarët amerikanë nuk kanë dashur të flasin me Kurtin. Rrjedhimisht, nuk ia garanton nivelin e besnikërisë që e kërkon kryeministri.
  • Mandati i dytë nënkupton mandatin e fundit të mundshëm për Osmanin, dhe kësisoj ajo mund të jetë edhe më e pavarur në marrjen e vendimeve.

Edhe Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët e huaj e konsiderojnë Osmanin më pragmatike në krahasim me Kurtin, “i cili nuk duket shumë i gatshëm për kompromise”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Osmani, përmend ai, ka marrëdhënie të ngushta me amerikanët, të cilat Kurti nuk i ka.

“Ajo e ka shfrytëzuar këtë në maksimum. Ajo është parë në fotografi me [presidentin amerikan, Donald] Trumpin të paktën dy herë, dhe disa herë tjera me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Nuk ka shumë politikanë ashtu në gjithë botën. Mund të ketë diskutime të gjata se pse është ashtu, lobimet, prapavija dhe të gjitha këto, mirëpo simbolikisht kjo është goxha e fuqishme”.

Duke mos dashur që t’ia nënvlerësojë arritjet, Ymeri rikujton që Osmani nuk është udhëheqësja e vetme e shtetit të Kosovës që ka pasur raporte të mira me partnerët, sidomos me SHBA-në.

“Të njëjtat i ka pasur edhe [Hashim] Thaçi, edhe [Ibrahim] Rugova, edhe [Fatmir] Sejdiu, të mos flasim për Atifete Jahjagën, e cila po ashtu e ka pasur një pritje të jashtëzakonshme në SHBA. Kjo tregon që, në fakt, nuk është presidenti ai që po e përcakton këtë marrëdhënie, por është Kosova dhe interesi i Kosovës”.

Por Albin Kurti nuk e do më Osmanin, mundet edhe për afërsinë që ka treguar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin ka buzëqeshje të ngrirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?