Pse Ramush Haradinaj nuk pranoi mandatin e deputetit?

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ai do ta dorëzojë mandatin e deputetin në Kuvend.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të gjithë votuesit dhe mbështetësit.

“Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, është shprehur Haradinaj duke shtuar se do të vijojë të reformojë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për ta rikthyer atë më të fuqishme.

Sipas rezultateve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me PSD’në, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 % të votave.

Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dorëzuar mandatin e tij të deputetit, pas pakënaqësive që atë kohë kishte me punën e këtij institucioni.

Haradinaj gjithashtu është shprehur se “do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës”.

Postimi i plotë i Haradinaj:

SHKARKO APP