Punim i Ibrahim Kodrës në qendër të Prishtinës

Nga Ilir Muharremi-
Kjo vepër e Ibrahim Kodrës ndodhet afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Thyen atë zymtësinë, shëmtinë dhe monotinë e vrazhdtë të një metali të ndryshkuar që prapa ndodhen kabllot e rrymës. Ky fyelltar me kokë roboti përveçqë nxjerr tingujt e fyellit, mbanë edhe leksione për muzikën shqiptare dhe kjo tregon frymëzimin shpirtëror shqiptar që kishte Kodra. Ky grafit me ngjyra të ftohta dhe okër shprehë atë qenësinë artistike të një force të thellë me intuitë dhe shembull tej kohës në të cilën jetoi artisti. Por, edhe sot t’i picërron bebzat e syrit ky motiv me frymë të artit kubist. E Kodra i pyetur se sa rryma të artit ekzistojnë? “Ato janë vetëm dy dhe kanë lindur në Greqi, nga Aristoteli dhe nga Platoni.” Thoshte mjeshtri Kodra. Por, sipas Aristotelit natyra nuk është e imitueshme, nuk është perfekte dhe njeriu nuk mund ta bëj. Atëherë, artistit i mbetet të merr nga natyra ta ribëjë mbas shijes së tij. Ndërsa, Platoni mendon se kënaqësia e njeriut është ta imitoja natyrën. Interpretimi i natyrës, krijimi i simfoninve të saj nga artisti na shpie në diçka të bukur të cilën e adhuronte mjeshtri Kodra.
Shpirti i tij i madh nga një vend i shkretë e i vogël, shihet në këtë grafit, kultura dhe trashëgimia përcillet përmes këtij fyelltari, pra është një atdhetarizëm artistik. Kjo dëshmon se artisti kudo që ndodhet me vete mbartë atdheun, trashëgimin dhe kulturën në zemër. “Kur të vdes, dua të më vënë mbi var një gurë nga Shqipëria dhe një nga Kosova”, kishte thënë Kodra. Kjo fytyrë e këtij fyelltari mund të jeta e imja, e jotja, e jona, ky është Kodra, por jemi ne të gjithë, andaj në atë kohë por edhe në kohën e sotme njeriu u konsumua dhe idealet e tij po lundrojnë drejt botës së robotëve. “Të kultivosh art do të thotë të mbetesh i ri”, kishte thënë Kodra.
Krijimi i veprave nga artistët e mëdhenj nëpër hapësira të zymta është një hap pozitiv i shoqërisë sonë, ndonëse muret, nënkalimet, metalet e ndryshkura, hapësirat e boshatisura, kanë nevojë për grafite me ngjyra veçanërisht me vepra nga artistët shqiptar të dëshmuar në botë, dhe ky grafit me punimin e Kodrës është për t’u lavdëruar iniciativa e atij artisti i cili e ka realizuar një gjë të tillë. Dikush mund të klithë pse një art kopje? E mira e kësaj kopje është që ai i cili kalon pranë ta vërejë edhe pse ndoshta nuk ka njohuri për mjeshtrin, por t’i futet hulumtimit në internet dhe ta gjej Kodrën e të pajiset me njohuri sepse populli jonë në Kosovë pak e hiç ka interesim për veprat e artistëve shqiptar.

Mendimet e mëdhenjve për Ibrahim Kodrën

“Nëse Kodra do t’ kish jetuar në kohë të moçme, në vend të piktorit ai mund të kishte qenë fare mirë një alkimist”, kritiku Carlo Munari,
“Miku im piktor shqiptar! Një piktor i veçantë! Edhe firma juaj është një vizatim, si veprat e tua”, ndërmendim ti ketë thënë Ibrahim Kodrës spanjolli i bashkëthemelimit të kubizmit, kulmëtari i artit të shekullit XX, Pablo Picasso (25 tetor 1881-8 prill 1973), i cili u njoh me Ibrahim Kodrën gjatë një Konference Ndërkombëtare të Paqes më 1948.
“Ai, – shkruan Hans Kinkel në “Stuttgarter Zeitung” më1959 – është konsideruar si një prej më të mëdhenjve të gjeneratës së re të piktoreve italianë. Në pikturat e tij ka një origjinalitet midis lirizmit dhe gjeometrisë. Pëlqen ngjyrën e kaltër që e luan në të gjitha tonalitetet, duke e bërë pjesë themelore të shprehjes. Lirizmi i lehtë, është një mënyrë gati “naive” qe na kujton Paul Klee”
“Lirizëm dhe magji, por edhe autenticitet, në të cilin drama antike dhe moderne janë në konflikt me njëra-tjetrën…” shkruan Francesco Carbone.
“Me një sintezë kapriçoze, abstragime gjeometrike dhe kompozime piktoreske, Kodra arrin efekte të mrekullueshme të peizazheve detare…” shkruan, Karl Diemer.

Referencat:

Ibrahim Kodra, ai që zbuloi në pikturë “sekretin e madh të papërshkrueshëm të alkimistit”


http://isopoli1.ë03.ëh-2.com/ShoëArt.aspx?id=90

SHKARKO APP