FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Punonin si eskorta, gjobiten 24 meshkuj kosovarë

Kosova ka dëbuar nga vendi 26 shtetase të huaja pasi sipas Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ato punonin si eskorta në vend, shkruan KosovaPress.

Gjatë vitit 2024, hetuesit kanë trajtuar 22 raste me dukurinë e njohur si ‘Eskorta’, ku pas monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale janë identifikuar gjithsej 50 të dyshuar. Prej tyre, 26 janë femra – 12 shtetase të Kolumbisë, 10 të Venezuelës, dy të Perusë, një shtetase e Turqisë, një shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.

Personat e përfshirë në dukurinë “Eskorta” janë gjobitur nga gjykatat në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja u është lëshuar masa urdhër-dëbim dhe tri vjet ndalesë hyrjeje në Kosovë. Për realizimin e masës urdhër-dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe shpreh përkushtimin për vazhdimin e luftimit të kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?